“Hyrje/dalje” – Qeveria njofton me vendimin që hyn në fuqi nga 1 gushti për shtetasit serbë

Qeveria ka lëshuar një njoftim me rëndësi sa i përket hyrje-daljeve të qytetarëve të Serbisë në kufi me Kosovën. Qeveria ka thënë se që nga 1 gushti, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit të Kosovës me dokument identifikimi të lëshuar nga Serbia, do të pajiset me dokument hyrje/dalje. Komunikata e plotë: PAJISJA ME…

Lajme

29/07/2022 12:35

Qeveria ka lëshuar një njoftim me rëndësi sa i përket hyrje-daljeve të qytetarëve të Serbisë në kufi me Kosovën.

Qeveria ka thënë se që nga 1 gushti, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit të Kosovës me dokument identifikimi të lëshuar nga Serbia, do të pajiset me dokument hyrje/dalje.

Komunikata e plotë:

PAJISJA ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE

Të dashur qytetarë,

Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje.

Ju faleminderit. /Lajmi.net/