Milan humb durimin me Club Brugge, nis shqyrtimi i alternativave për Charles De Ketelaere
Milan duket se do të ndalet me kaq sa i përket ofertave drejt Club Brugge. Raportimet e fundit nga ‘Sport Mediaset’ bënin të ditur se Milan po përgatiste një ofertë që shkonte në 33 milionë euro, përfshirë bonuset dhe një 10% për Brugge, në rast të shitjes së kartonit të De Ketelaere. Megjithatë, ‘Calciomercato’ thotë…

Sport
Milan duket se do të ndalet me kaq sa i përket ofertave drejt Club Brugge.
Raportimet e fundit nga ‘Sport Mediaset’ bënin të ditur se Milan po përgatiste një ofertë që shkonte në 33 milionë euro, përfshirë bonuset dhe një 10% për Brugge, në rast të shitjes së kartonit të De Ketelaere.
Megjithatë, ‘Calciomercato’ thotë se Milan mbetet në ofertën e fundit prej 30 milionë eurove plus 2 milionë të tjera si bonuse, përcjell lajmi.net.
Drejtorët e klubit nuk janë pro rritjes së ofertës dhe tani klubi po shqyrton alternativat për krahun e djathtë.
Leeds United kanë ofruar 37 milionë euro për CDK dhe mund të jenë destinacioni i ardhshëm i lojtarit, nëse Club Brugge nuk ndryshon qëndrim.
Hakim Ziyech është një nga emrat më të përfolur për t’u transferuar te Milan, nëse De Ketelaere dështon. /Lajmi.net/