Çmimi i Madh i Francës: Verstappen fitues, Hamilton i dyti – vazhdon (pa)fati i zi i Leclerc
Kampioni në fuqi i Formula 1, Max Verstappen ka fituar Çmimin e Madh të Francës.
Sport
Max Verstappen e ka fituar garën e Francës, duke u treguar piloti më i shpejtë në pistë, me Lewis Hamilton që përfundoi prapa tij, shkruan lajmi.net.
Hamilton e përfundoi garën në pozitën e dytë, dy vende më mirë sesa startoi.
Fati i keq vazhdoi për Charles Leclerc edhe në Francë. Piloti nga Monako u përplas në kohën kur ishte duke prirë garën, duke i lëshuar pozitën e parë rivalit të tij.
Mercedes ishte skuadra me rezultat shumë të mirë në këtë garë, pasi George Russell arriti të merrte podium duke tejkaluar Sergio Perez të Red Bull në xhiron e parafundit.
Garë të mirë bëri edhe Carlos Sainz i Ferrari, i cili u nis nga pozita e fundit në grid dhe përfundoi në pozitën e pestë.
Alonso e mbylli i gjashti, kurse McLaren me Lando Norris në pozitën e shtatë.
George Russell merr kështu podiumin numër 5 në karrierën e tij, kurse Hamilton e mbylli garën numër 300 në karrierë. Mercedes akoma pa fitore këtë edicion, ndonëse me përmirësime të dukshme. /Lajmi.net/