Milani po tenton transferimin e Ndickas – Frankfurti kërkon 25 milionë euro
Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton Florian Plettenberg i Sky Sports, “Rossonerët” i janë vënë pas lojtarit të Frankfurtit, Evan Ndicka. Skuadra gjermane është e gatshme ta shesë lojtarin, por po e pret një ofertë prej 25 deri në 30 milionë euro për të. Francezi pati…

Sport
Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton Florian Plettenberg i Sky Sports, “Rossonerët” i janë vënë pas lojtarit të Frankfurtit, Evan Ndicka.
Skuadra gjermane është e gatshme ta shesë lojtarin, por po e pret një ofertë prej 25 deri në 30 milionë euro për të.
Francezi pati paraqitje të mira në këtë sezon, andaj ofertat për të nuk po mungojnë.
Milani është duke i vijuar bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit e klubin dhe në ditët e ardhshme pritet një ofertë konkrete. /Lajmi.net/