“EA Sports” e konfirmon: Asnjë skuadër ruse nuk do të jetë në FIFA-n e ardhshme
“EA Sports” e ka konfirmuar se nuk do të ketë asnjë ekip rus në edicionin e ri të lojës së FIFA-s. E gjitha kjo është për shkak të invazionit rus në Ukrainë, transmeton lajmi.net. Pos ekipeve, pjesëmarrës në “FIFA23” nuk do të jetë as kombëtarja ruse. EA Sports është solidarizuar vazhdimisht me Ukrainën dhe luftën…
Sport
“EA Sports” e ka konfirmuar se nuk do të ketë asnjë ekip rus në edicionin e ri të lojës së FIFA-s.
E gjitha kjo është për shkak të invazionit rus në Ukrainë, transmeton lajmi.net.
Pos ekipeve, pjesëmarrës në “FIFA23” nuk do të jetë as kombëtarja ruse.
EA Sports është solidarizuar vazhdimisht me Ukrainën dhe luftën duke e ndaluar shitjen e lojërave në Rusi e Bjellorusi. /Lajmi.net/