West Hami nuk “lëshon pe” për Brojën

Skuadra e West Hamit është e vendosur që të nënshkruajë me futbollistin shqiptar, Armando Broja. Lojtari që është në pronësi të Chelseas ua ka tërhequr vëmendjen shumë “çekanëve” të cilët duan ta kenë me doemos në skuadër, transmeton lajmi.net. Broja bëri paraqitje të mira me Southamptonin në sezonin që e lamë pas, duke qenë njëri …

Sport

20/07/2022 18:03

Skuadra e West Hamit është e vendosur që të nënshkruajë me futbollistin shqiptar, Armando Broja.

Lojtari që është në pronësi të Chelseas ua ka tërhequr vëmendjen shumë “çekanëve” të cilët duan ta kenë me doemos në skuadër, transmeton lajmi.net.

Broja bëri paraqitje të mira me Southamptonin në sezonin që e lamë pas, duke qenë njëri  ndër figurat kyçe për “The Saints”.

Thomas Tuchel ditë më parë u shpreh se shqiptari do të jetë pjesë e Chelseas dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.

Gjithsesi, mbetet të shihet në ditët në vijim. /Lajmi.net/