Bakayoko për arrestimin nga policia: Gabimet iu ndodhin edhe atyre, por s’drejtohet arma në atë mënyrë
Bakayoko ka komentuar arrestimin që policia italiane i bëri gabimisht atij.

Sport
Lojtari i Milan para pak ditësh u ndalua nga policia italiane në mes të rrugës dhe vetura e tij u rrethua nga forca të shumta që drejtonin armët.
Gjithçka vazhdoi derisa një polic e identifikoi lojtarin e Milan dhe kuptuan se arrestimi ishte i gabuar. Bakayoko arsyeton gabimin, por thotë se i rrezikuan jetën me drejtimin e armës.
“Autoritetet e Milanos kanë deklaruar se arrestimi ishte një gabim. Gabimi ëhstë njerëzor, nuk e kam problem, por mënyra dhe metodologjia si vepruan (drejtimi i armës) është problem për mua”, ka thënë lojtari.
Bakayoko është liruar menjëherë dhe ka marrë një kërkim falje për rastin në fjalë. /Lajmi.net/