Koulibaly: Pas tetë viteve me Napoli, ishte koha për një sfidë të re
Kalidou Koulibaly ka komentuar transferimin te skuadra e Chelsea.
Sport
Qendërmbrojtësi senegalez, Koulibaly ka dhënë disa komente për lëvizjen e tij të radhës.
Lojtari ka thënë se tetë vite te Napoli ishin shumë të mira, por ka vlerësuar se ishte koha për një sfidë të re.
“Jam shumë i lumtur që iu bashkova këtij klubi. Isha në Londër disa ditë më parë për të kompletuar gjithçka dhe tani jam këtu, i entuziazmuar për të luajtur me këtë klub. Tani jam lojtar i Chelsea, dhe vetëm dua të falënderoj secilin që e bëri të mundur këtë. Stafin, trajnerët që më donin këtu dhe të gjithë djemtë që më bënë të ndjehem i mirëpritur. Tani vetëm se ndjehem si në shtëpi”, ka thënë Koulibaly, transmeton lajmi.net.
“Kalova tetë vite te Napoli, të gjithë aty më njihnin dhe ne ishim të gjithë të lumtur. Pas tetë viteve, ndjeva nevojën për një sfidë të re. Sapo Chelsea telefonuan, nuk hezitova”, shtoi tutje lojtari.
31 vjeçari është goditja më e madhe e Chelsea në këtë merkato, pas Raheem Sterling. /Lajmi.net/