Zabaleta: Sterling nuk është legjendë e Man City
Pablo Zabaleta ka komentuar lëvizjet e fundit të Raheem Sterling.
Sport
Ylli anglez, Raheem Sterling vendosi të largohej nga Manchester City gjatë kësaj vere, për të nisur një aventurë të re, përsëri brenda Premier League.
Sterling u transferua te Chelsea. Kjo duket që nuk i ka pëlqyer Pablo Zabaletas, i cili thotë se Sterling nuk është një legjendë e Man City.
“Mendoj se fjala legjendë është paksa e mbipërdorur në futboll. Ai ka bërë punë të mirë në klub. Erdhi në moshë të re dhe ka qenë brilant”, ka thënë Zabaleta, transmeton lajmi.net.
“Por, kur thua legjendë, për mua nënkupton Sergio Aguero, David Silva apo Vincent Kompany. Këta djelmosha ishin tjetër nivel. Kjo është arsyeja pse kanë statuja jashtë stadiumit”, shtoi tutje ish-mbrojtësi i Man City.
Sterling mund të ketë shtuar tensionet pak me veprimin që bëri pak ditë më parë, kur refuzoi t’i nënshkruante një tifozi fanellën e Manchester City. /Lajmi.net/