Gara për De Ketelaere: Leeds ‘eklipson’ ofertën e Milanit, i ofron Club Brugge 37 milionë euro

Leeds United po i prish punë skuadrës kampione të Serie A.

Sport

19/07/2022 10:18

Me epitetin e kampionit të Italisë dhe pronarët e rinj, Milan nuk pritej të kishte kaq shumë telashe në merkaton e verës.

Gara e ‘Rossoneri’ është fokusuar tashmë te Charles De Ketelaere, të cilin e do edhe skuadra e Leeds United.

Këta të fundit, sipas ‘Gazzetta dello Sport’ kanë ofruar një shumë prej 37 milionë eurove, përcjell lajmi.net.

Milan nuk janë të gatshëm të shkojnë mbi 31 milionë euro në ofertën e tyre.

Ndonëse Charles De Ketelaere ka marrëveshje personale me Milan, oferta e Leeds ka prishur punët në raport me skuadrën e Club Brugge. Këta të fundit po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë për ta dërguar lojtarin në Premier League që të përfitojnë më shumë nga kartoni i tij. /Lajmi.net/