Plagoset me armë zjarri një femër në Prizren
Një vrasje në tentativë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Prizren. Raportohet se në spitalin rajonal është dërguar viktima femër, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë, transmeton lajmi.net. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është arrestuar një…
Lajme
Një vrasje në tentativë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Raportohet se në spitalin rajonal është dërguar viktima femër, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri.
Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë, transmeton lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull i dyshimtë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/