Milan gjithnjë më afër transferimit të De Ketelaere – ka marrëveshje personale me lojtarin

Milan po vazhdon tentimet për të finalizuar marrëveshjen për Charles De Ketelaere.

Sport

19/07/2022 09:04

Ylli belg është në radarin e Milan tash e disa javë por marrëveshja me Club Brugge nuk po arrihet.

Fabrizio Romano bën të ditur se Milan janë duke u afruar gjithnjë e më shumë me synimin e tyre final, përcjell lajmi.net.

Klubi pritet të bëjë nesër një tjetër ofertë për Club Brugge, lidhur me kartonin e De Ketelaere.

Mesfushori me tipare ofensive ka një marrëveshje me Milan, sa i përket kushteve personale.

Në garë për lojtarin është edhe skuadra e Leeds United, që po tregohet e gatshme të ofrojë shuma më të mira sesa Milani.

Mbetet të shihet nëse oferta e radhës nga Milan do të jetë mjaftueshëm bindëse për krerët e Club Brugge. /Lajmi.net/