Koulibaly lojtar i Chelseat, mungon vetëm zyrtarizimi

Kalidou Koulibaly raportohet se ka nënshkruar kontratën e tij me Chelsean dhe tani është gati të largohet për në Los Angeles, gati për t’iu bashkuar turneut parasezonal me skuadrën angleze. Mbrojtësi senegalez do të jetë një përforcimi i ri në fazën mbrojtëse të skuadrës së Thomas Tuchel, i cili humbi dyshen Andreas Christensen dhe Antonio…

Sport

15/07/2022 20:52

Kalidou Koulibaly raportohet se ka nënshkruar kontratën e tij me Chelsean dhe tani është gati të largohet për në Los Angeles, gati për t’iu bashkuar turneut parasezonal me skuadrën angleze.

Mbrojtësi senegalez do të jetë një përforcimi i ri në fazën mbrojtëse të skuadrës së Thomas Tuchel, i cili humbi dyshen Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger në fillim të këtij muaji.

Koulibaly ka qenë prej vitesh një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe më në fund i është dhënë shansi të provojë aftësitë e tij edhe në Premier Ligë.

Siç është raportuar nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, Koulibaly e ka nënshkruar kontratën e tij me Chelsean dhe tani do të largohet për në Los Angeles, ku do të takohet me skuadrën e tij të re në turneun e tyre parasezonal, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja mësohet të jetë me vlerë 40 milionë euro në total dhe Koulibaly pritet të fitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon, një rritje e konsiderueshme krahasuar me pagën që mori në Napoli./Lajmi.net/