Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Kreshnik Ukën

Prishtina e ka zyrtarizuar blerjen e saj të radhës.

Sport

15/07/2022 11:55

Bëhet fjalë për sulmuesin, Kreshnik Uka, i cili sot u zyrtarizua me fanellën bardh e kaltër, transmeton lajmi.net.

Uka paraprakisht luante te Drenica, ku arriti të shënonte 19 gola në sezonin që lamë pas.

Lojtari nënshkroi kontratë dyvjeçare që do ta mbajë atë në “Fadil Vokrri” deri në vitin 2024.

Lajmin për nënshkrimin e Ukës me kryeqytetasit e bëri të ditur vetë klubi i Prishtinës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. /Lajmi.net/