Arsenal në bisedime me Oleksandr Zinchenko – ukrainasi prioritet për Arteta
Arsenal synon të bëjë edhe një goditje në skuadrën e Manchester City.
Sport
Pasi transferuan Gabriel Jesus nga City, Arsenal po monitoron edhe situatën e lojtarit ukrainas, Oleksandr Zinchenko.
Zinchenko, me pozitë natyrale mesfushor, te City ka mbuluar pozitën e mbrojtësit të majtë.
Aftësia e tij për t’u përshtatur në disa pozita në fushë, bën që lojtari të jetë prioriteti për Arteta në merkaton aktuale.
Manchester City janë të hapur ta shesin kartonin e Zinchenko, nëse ‘Gunners’ i afrohen kërkesave të tyre.
Mbetet të shihet se sa do të ofrojë Arsenal për kartonin e reprezentuesit të Ukrainës. /Lajmi.net/