Ishte duke punuar tokën, gjen granata dore dhe municion
Një person në Prizren ka raportuar në polici se deri sa ka qenë duke punuar, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.
Lajme
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:50, ku në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse të FSK-së të cilët kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tri granata dore, shkruan lajmi.net.
FSK-ja ka tërhequr nga vendi i ngjarjes edhe rreth dy mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Njoftimi i plotë nga policia:
Prizren, 13.07.2022 – 15:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse të FSK-së të cilët kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tre (3) granata dore dhe rreth dy mijë (2000) fishekë të kalibrave të ndryshëm. /Lajmi.net/