Zyrtare: Francisco Rivera rinovon kontratën me Llapi
Llapi ka arritur ta rinovojë kontratën e Francisco Rivera.

Sport
Meksikani Rivera ka vendosur të firmosë kontratën e tij të re me skuadrën e Llapit, përcjell lajmi.net.
Mesfushori me tipare ofensive, Rivera do të jetë me skuadrën e Llapit edhe për një vit tjetër.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e skuadrës së Llapit, pak minuta më parë.
Rivera pati 31 paraqitje në sezonin e kaluar, duke shënuar 8 gola dhe 2 asistime. /Lajmi.net/