Oda ekonomike Kosovë-Izrael, Hyseni: Ideja ishte e Engel dhe e këshilltarit të tij
Krijimi i Odës së përbashkët Ekonomike mes Kosovës dhe Izraelit shënon hapa konkret në ndërtimin e marrëdhënieve të dy shteteve, sipas Skender Hysenit, kryenegociatorit të marrëveshjes së Washingtonit që solli njohjen e shtetit izraelit.
Lajme
Hyseni, për mediumin izraelit ‘JNS’ ka deklaruar se ideja për të krijuar një lloj zyre ekonomike mes dy shteteve ishte e ish-kongresistit amerikane Eliot Engel, përcjell lajmi.net.
““Kam shumë miq në SHBA, të cilët janë me prejardhje hebreje dhe po flisnin me ta pas normalizimit tonë me Izraelin”, tha Hyseni për JNS.
“Ideja erdhi para së gjithash nga ish-kongresmeni Eliot Engel dhe këshilltari i tij, Jason Steinbaum, për krijimin e një lloj zyre ekonomike që do të ndihmonte në ndërtimin e komuniteteve të biznesit në të dy vendet dhe ndërlidhjen e tyre”.
“Puna e vërtetë fillon tani,” tha ai.
“Ne duhet të kalojmë në fazën tjetër, që është krijimi i kontakteve të drejtpërdrejta me entitete të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare në Izrael, por edhe në Shtetet e Bashkuara, për t’u lidhur, ndarë idetë, për të krijuar partneritete dhe për të hetuar fushat e mundshme të bashkëpunimit. Tashmë kemi shtatë kompani të njohura të Kosovës që janë regjistruar si anëtarë të plotë të Odës”, deklaroi ndër të tjera Hyseni. /Lajmi.net/