Guardiola gjen zëvendësuesin e Nathan Ake
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka gjetur zëvendësuesin për Nathan Ake.
Sport
Nathan Ake është shumë afër të bëhet lojtari më i ri i Chelsea.
‘Citizens’ dhe ‘Blutë e Londrës’ janë në bisedime të avancuara që holandezi të kalojë në ‘Stamford Bridge’.
Ndërsa, ‘AS’ njofton se trajneri katalanas ka gjetur zëvendësuesin për 27 vjeçarin, transmeton lajmi.net.
Bëhet fjalë për kroatin e Leipzig, Josko Gvardiol.
Ai po shihet si një lojtar premtues nga drejtuesit e ekipi anglez, andaj e duan në ‘Etihad’.
Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e 20 vjeçarit drejt Anglisë./Lajmi.net/