Haaland: E shikoj Cityn që kur erdhi Guardiola, di shumë gjëra rreth lojës së tyre
Erling Haaland nuk beson se do ta ketë të vështirë të përshtatet në lojën e Manchester City.
Sport
Ylli norvegjez ka kompletuar transferimin e tij te Manchester City gjatë kësaj vere, dhe ka disa dyshime nëse ai do të përshtatet lehtë në sistemin e Pep Guardiola.
Por, lojtari ka bërë të ditur se e ndjek Man City që nga viti 2016, kohë kur Guardiola emërohej në krye të stolit.
“Unë e shikoj Manchester Cityn prej kur Pep Guardiola mori drejtimin në vitin 2016. E di saktësisht se si luajnë ata, di shumë gjëra për shumëçka”, ka thënë Haaland, transmeton lajmi.net.
“Kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë di shumë gjëra akoma pa biseduar me të”, shtoi lojtari.
Erling Haaland është një nga sulmuesit më në formë aktualisht në botën e futbollit. Ai pritet të shpërthejë te Man City. /Lajmi.net/