Barca bën gati planin për transferimin e Bernardo Silva

Barcelona akoma nuk ka hequr dorë nga Bernardo Silva.

Sport

10/07/2022 17:34

Ylli portugez i Man City, Bernardo Silva vazhdon të jetë në mesin e dëshirave kryesore të trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barca tashmë ka hartuar një plan për transferimin e mesfushorit, përcjell lajmi.net.

Katalanët kanë biseduar edhe me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes dhe besojnë se së bashku mund të gjejnë/kanë gjetur një alternativë.

Bernardo Silva është dëshira e madhe e Xavi, anash Kounde dhe Lewandowski. /Lajmi.net/