Chelsea në bisedime të avancuara për Nathan Ake

Chelsea janë në bisedime të avancuara me Manchester City për Nathan Ake.

Sport

08/07/2022 16:32

Tash e sa kohë ‘Blutë e Londrës’ janë vendosur pas qendërmbrojtësit të ‘Citizens’.

Siç njofton ‘The Times’ Chelsea dhe Manchester City janë në bisedime të avancuara për transferimin e Nathan Ake në ‘Stamford Bridge’. Përcjell lajmi.net.

27 vjeçari iu bashku kampionit anglezë në vitin 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Shuma që Man City kërkon për lojtarin është 40-45 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes klubeve./Lajmi.net/