Ballkani padit emisionin “Dueli Sportiv” të TV Dukagjinit për “lajme të rreme” – i kërkon pesë milionë euro dëmshpërblim

Klubi futbollistik, Ballkani, e ka paditur për, siç thonë, shpifje emisionin "Dueli Sportiv" të Radio Televizionin Dukagjini.

Sport

08/07/2022 14:54

Sipas tyre, nuk është i vërtetë lajmi që ata nuk i kanë paguar tre muaj lojtarët e tyre.

Në këmbim të kësaj, siç pretendojnë ata, shpifje, po kërkojnë dëmshpërblim prej shtatë milionë euro.

Aludimi i kësaj akuze është specifikisht njëri prej emisioneve të “Duelit Sportiv” ku u tha kjo gjë. /Lajmi.net/

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Ballkanit:

Të dashur tifozë të klubit tonë dhe i gjithë komunitet sportiv,
Në momente kulmore të përfaqësimit te shtetit tonë i cili dita ditës po konsolidohet, jo vetem ne rrafshin politik, por ne veçanti në atë sportiv.
Atëherë, kur klubet po pëpiqen të organizohen sa më mirë me qëllim të vetëm qe të përfaqësojnë shtetin, disa nga mediumet kanë përhap dezinformata kinse klubi ynë FC Ballkani nuk i ka paguar lojtarët 3 muaj.
Lidhur me këto lajme të rrëme ne i’u kemi bërë padi mediumit i cili e ka botu këtë lajm të pavërtetë.
Vlen të theksohet së FC Ballkani vlerëson lartë kontributin e mediave në promovimin e futbollit, por kur ndodhin lajme të këtilla të rreme të cilat prekin dinjitetin e klubit, ne si klub kemi përgjegjësi publike të reagojmë duke demantuar çdo pretendim të këtij lloji