Drejtuesit e Chelseat takohen me bordin e Barcelonës – diskutuan për Azpilicuetan dhe Alonson

Drejtuesit e Chelsea dhe të Barcelonës janë takuar për të diskutuar në lidhje me Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso.

Sport

07/07/2022 23:42

Todd Boehly është takuar me bordin e Barcelonës në lidhje me transferimin e Azipilicuetas dhe Alonsos.

Azpilicueta dhe Alonso pritet të jenë dy përforcimet e radhës për ekipin e Barcelonës.

Tash e sa kohë po flitet që e ardhmja e tyre është në ‘Camp Nou’, por ende nuk ka diçka zyrtare.

Sipas Fabrizio Romano, Todd Boehly dhe bordi i Barcelonës janë takuar për të diskutuar në lidhje me dyshen, përcjell lajmi.net.

Të dy lojtarët spanjollë kanë kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në vitin e ardhshëm, mbetet të shihet nëse arrihet marrëveshja për transferimin e tyre te blaugrana./Lajmi.net/