Man City kthen vëmendjen kah lojtarët që i ka në klub – rinovim për Mahrez, Foden dhe Rodri
Manchester City do të tërhiqet për pak kohë nga ndjekja e lojtarëve të tjerë.
Sport
‘Citizens’ duan të kryejnë disa punë të brendshme, me lojtarët të cilët janë aktualisht pjesë e grupit.
Largimi i Gabriel Jesus dhe largimi në ardhje i Raheem Sterling, kanë bërë që të mendohet mirë për Mahrez.
Fabrizio Romano thotë se Manchester City po përgatiten për rinovimin e kontratës me Mahrez, përcjell lajmi.net.
Negociatat për të arritur marrëveshjen pritet të nisin qysh javën e ardhshme.
Në shqyrtim janë edhe kontratat e Rodri dhe Phil Foden. /Lajmi.net/