Prishtina barazon ndaj Trepçës 89’ në miqësore

FC Prishtina e ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në kuadër të fazës përgatitore.

Sport

06/07/2022 19:29

Skuadra kryeqytetase është përballur me Trepçën ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë dhe ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:1.

Golin e vetëm për Prishtinën e realizoi Kreshnik Uka derisa për ’89-shin shënoi Rilind Namani.

Ish-kampionët kosovarë ende po vazhdojnë të përforcohen në këtë merkato.

Pos prurjeve të reja, gjatë kësaj kohe pati edhe shumë largime. /Lajmi.net/