Përfundon ndeshja – Drita kthehet në shtëpi me humbje
Drita e ka humbur ndeshjen e parë ndaj Inter Turkut, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Conference League.

Sport
Krejt ndeshja u vendos në minutën e 78’ kur mbrojtësi i vendasve, Jusi Nisska, u gjet më së miri në zonën e Dritës për të shënuar për 1-0.
Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund të takimit, me ç’rast përfundimi i ndeshjes u konvenoi finlandezëve.
Dritës i duhet shumë punë për ndeshjen e ardhshme. /Lajmi.net/