Vrasje në tentativë në Gjakovë, Policia deklarohet për rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari kosovar ka qëlluar me armë viktimën mashkull kosovar.

Lajme

05/07/2022 08:59

Në raportin e PK-së shtohet se i dyshuari është arrestuar dhe se nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë, shkruan lajmi.net.

Më tej, njoftohet se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË Fsh. Dujakë, Gjakovë 04.07.2022 – 21:18. Pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari  kosovar ka qëlluar me armë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Lajmi.net/