Maldini mesazh lojtarëve: Pushim i merituar por duhet të kthehemi përsëri, secili vit është ndryshe
Paolo Maldini ka dhënë një mesazh për lojtarët e skuadrës së Milan.

Sport
Ikona dhe drejtori i Milan, Maldini ka përgëzuar lojtarët dhe i ka justifikuar për pushimet e tyre, përfshirë festat.
Ai ka vlerësuar se yjet e Milan bënë një kampionat të shkëlqyer, por tani duhet të kthehen për një tjetër dhe ka paralajmëruar se secili vit është ndryshe prej tjetrit.
“Djemtë merituan pushim pas atij sezoni të shkëlqyer. Ato kujtime janë akoma të freskëta në mendjet e tyre. Është e drejtë të mbahet mend si shkuam tek ai titull, por po ashtu të kthejmë faqen dhe të kemi synimet për sezonin tjetër”, ka thënë Maldini, transmeton lajmi.net.
“Ne duhet të harrojmë për pak kohë se çfarë ndodhi pas ndeshjes ndaj Sassuolo. Është diçka që do të jetë gjithmonë me ne dhe që i ka shtuar vetëbesimin këtij grupi. Secili vit është ndryshe”, shtoi italiani.
Milan është duke bërë edhe disa lëvizje këtë merkato për të përforcuar më shumë grupin, për luftën për të ruajtur titullin kampion. /Lajmi.net/