Grabitje e armatosur në Prizren, i dyshuari vodhi rreth 3000 euro

Policia e Kosovës, njofton në Prizren, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme.

Lajme

05/07/2022 08:49

Ky njoftim është bërë përmes raportit të përditshëm të PK-së, ku shtohet se rasti ka ndodhur përderisa  dy ankues meshkuj kosovarë ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, shkruan lajmi.net.

Tutje në raport shtohet së rasti është duke u hetuar.

“GRABITJE E ARMATOSUR. Fsh. Piranë, Prizren 04.07.2022 – 00:50. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/