Milan përgatisin ofertën e parë për Chelsea – duan kartonin e Ziyech
Milan ka përgatitur ofertën e parë për skuadrën e Chelsea.

Sport
‘Rossoneri’ janë një nga skuadrat më aktive në merkato, kur vjen puna për interesim rreth lojtarëve.
Lojtari i radhës për të cilin interesohet Milani është anëtari i Chelsea, Hakim Ziyech, përcjell lajmi.net.
“Kuqezinjtë’ kanë përgatitur tashmë një ofertë dhe janë gati të bëjnë hapjen e negociatave me ‘Blutë’.
Sipas mediave italiane, Milan janë gati të ofrojnë 25 milionë euro për kartonin e marokenit.
Thuhet se Milan duan ta marrin lojtarin në formë huazimi me obligim për blerje për rreth 25 milionë euro.
Chelsea e vlerëson lojtarin me 30 milionë euro, por me negociata pritet të zbehet distanca prej 5 milionë eurove mes klubeve. /Lajmi.net/