As Milani nuk luan kundër Barcelonës për trofeun Gamper

Milan nuk janë të interesuar të luajnë në ‘Camp Nou’.

Sport

02/07/2022 23:56

Skuadra ‘Rossoneri’ është ftuar nga Barcelona për ndeshjen me karakter miqësor në kuadër të trofeut tradicional, Joan Gamper.

Sipas raportimeve të fundit nga Mattteo Moretto, Milan kanë refuzuar ftesën, përcjell lajmi.net.

Kundërshtari i Barcelonës për këtë ndeshje duhej të ishte Roma, por ata anuluan udhëtimin e tyre.

Barca ka paralajmëruar një padi të mundshme ndaj Romës, për anulimin e ndeshjes.

Mbetet të shihet se kush do të jetë kundërshtari i Barcelonës për ndeshjen e ‘Gamper Trophy’. /Lajmi.net/