Dembele shumë afër rinovimit të kontratës me Barcelonën

Ousmane Dembele megjithatë duket se do të vazhdojë në ‘Camp Nou’.

Sport

02/07/2022 23:29

Anësori francez akoma nuk ka firmosur kontratën e re, ndonëse kontrata e tij vlente vetëm deri më 30 qershor.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se lojtari është shumë afër për të vazhduar qëndrimin, përcjell lajmi.net.

Të gjitha palët janë optimiste në arritjen e marrëveshjes së re për dy vite të tjera (deri 2024).

Bisedimet kanë avancuar mirë. Marrëveshja nuk është 100% e mbyllur.

Projekti i shfaqur nga klubi dhe fjalët e Xavi Hernandez thuhet se po dalin të jenë vendimtare për lojtarin. /Lajmi.net/