Barça ia ofron 6 milionë euro në sezon Dembeles

Barcelona ia ka ofruar gjashtë milionë euro në sezon Ousumane Dembeles në mënyrë që ky i fundit ta vazhdojë qëndrimin e tij në “Camp Nou”.

Sport

02/07/2022 12:29

Francezi është ende në mëdyshje nëse do të rrijë edhe më tutje te katalunasit, apo të largohet në drejtim të Premier Leagues, transmeton lajmi.net.

Përkundër që dëshira e tij është për të qëndruar, oferta e “blaugranave” duket se nuk po ia “mbush syrin” 26-vjeçarit.

Pos kësaj, problem në rinovimin e kontratës së lojtarit po përbën edhe agjenti i tij i cili synon që të ketë përfitime më të mëdha nga sa iu janë premtuar. /Lajmi.net/