Mingueza i Barcelonës mund të përfundojë në Itali – Monza interesohet për të

Oscar Minugeza mund të përfundojë në Serie A këtë merkato.

Sport

02/07/2022 09:40

Skuadra që do të ngjitet sivjet në elitën e futbollit italian, Monza, e ka pikëtuar mbrojtësin si njërin nga përforcimet e mundshme.

Adriano Galliani, që është president i ekipit, dëshiron që të ndërtojë në skuadër konkurruese dhe e gjitha kjo pritet të fillojë nga mbrojtja.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo çështje me lojtarin që ka deklaruar se nuk do ta vijojë qëndrimin në “Camp Nou”. /Lajmi.net/