Vazhdon të nxehtit edhe përgjatë javës tjetër, temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius

Vala e nxehtësisë që ka përfshi vendin ditëve të shkuara do të vijojë edhe përgjatë ditëve të para të korrikut.

Lajme

01/07/2022 19:49

Në përgjithësi do të ketë më shumë intervale me diell, sidomos orëve të paradites, ndërsa pasdite gjithnjë mbeten kushte për rrebeshe e bubullima, që vende-vende edhe mund të zhvillohen në stuhi me breshër e erë.

Kështu ka njoftuar Prishtina Weather, sipas së cilës, nga pjesa e dytë e javës, masa më të freskëta ajrore depërtojnë mbi rajon, që edhe zbresin temperaturat më afër vlerave mesatare.

“Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira edhe përgjatë fundjavës. Ndërsa, indeksi i rrezeve ultraviolete vazhdon me vlera shumë të larta. Në këto raste edhe rekomandohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës. 2.07 – Nxehtë. Paradite kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende edhe zhvillohen në stuhi me erë e breshër. 3.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët orëve të pasdites, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima. 4.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite me mundësi për rrebeshe e bubullima. 5.07 – Kryesisht me diell e nxehtë. Orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe e bubullima. 6.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite me mundësi për rrebeshe e bubullima. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, e maksimalet në rritje graduale nga 32C e 33C, deri në 35C ditën e mërkurë”, thuhet në njoftim.