Raphinha këmbëngul që të transferohet në Barcelonë
Sulmuesi i Leeds, Raphinha, është duke këmbëngulur për një transferim te Barcelona.
Sport
Ndonëse skuadra e tij ka arritur marrëveshje me Chelsean që lojtari të kalojë te “Blutë”, braziliani nuk e ka ndërmend t’i bindet një gjëje të tillë, transmeton lajmi.net.
Siç raportojnë mediet në Angli, ai e ka pyetur agjentin e tij, Decon, nëse londinezët mund të mënjanohen, sepse dëshira e tij e vetme është kalimi në “Camp Nou”.
Barcelona është ëndërr e kahmotshme e 25-vjeçarit që nuk po e shqyrton asnjë alternativë tjetër tash për tash.
Për lojtarin ishte i interesuar edhe Arsenali, por doli nga gara në momentet e fundit. /Lajmi.net/