Garë e ekipeve nga Premier Liga për De Ligt
Chelsea, Manchester City dhe United janë në garë për qendërmbrojtësin e Juventusit, Matthijis de Ligt.
Sport
De Ligt ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024, por është i lidhur me një largim të mundshëm.
Ndërsa, sipas ‘Football.italia’, ekipet e Premier Ligës, Chelsea, Man City dhe United janë në garë për holandezin, përcjell lajmi.net.
Ishin fillimisht ‘Blutë e Londrës’ që shfaqen interesim për 22 vjeçarin, por më pas u futën edhe ekipet e Mançesterit.
Pep Guardiola dhe Erik ten Hag janë duke e monitoruar situatën e qendërmbrojtësit.
Shuma që do duhet t`i paguajnë ekipit nga Torino për lojtarin është nga 90 deri në 100 milionë euro.
Mbetet të shihet se në cilin ekip do të jetë e ardhmja e De Ligt./Lajmi.net/