Zyrtare: Prishtina rikthen Mërgim Pefqelin

Mërgim Pefqeli është lojtari më i ri i ekipit të Prishtinës.

Sport

30/06/2022 18:54

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen e tyre.

Pefqeli do të luajë dy sezonet e ardhshme në ekipin kryeqytetas.

Pas nënshkrimit me Prishtinën, lojtari tha se është i lumtur për rikthimin në ish-ekipin e tij.

“Fakti që jam fëmijë i këtij klubi dhe kontaktet me trajnerin Ismet Munishi, nuk më kanë bërë që të mendoj shumë për rikthimin te skuadra amë. Bartja e fanellës së Prishtinës përveç se është privilegj dhe krenari e madhe, në vete bartë përgjegjësinë e arritjes së rezultateve kulminante, pra trofeve”, tha ai, përcjell lajmi.net.

Tutje, Mërgimi tregoi edhe për pritshmërinë e tij me klubin e ri.

“Synimet me Prishtinën janë që të rikthehemi bashkërisht te titulli kampion si dhe garat evropiane. Prishtina e ka vendin aty përgjithmonë”, përfundoi ai.

Pefqeli ka qenë edhe më parë në Prishtinë, ku ka numëruar 75 paraqitje dhe ka shënuar 12 gola./Lajmi.net/