Zyrtare: Edhe largimi i tretë sot nga Prishtina – klubi përshëndet Ristevski

Prishtina është lëshuar në përshëndetje dhe falënderime.

Sport

29/06/2022 15:14

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar edhe për lojtarin e tretë brenda ditës që po largohet nga klubi.

Aleksandar Ristevski do të ndajë rrugët me skuadrën prishtinase, përcjell lajmi.net.

Ristevski ishte anëtar i klubit kryeqytetas që nga shkurti i këtij viti, por nuk bindi me paraqitjet e tij.

29 vjeçari ndan kështu rrugët me Prishtinën me një marrëveshje të dyanshme. /Lajmi.net/