Përveç Sterling, Chelsea synon edhe mbrojtësin e Man City

Chelsea po tenton të bëjë goditje të dyfishtë te Manchester City.

Sport

28/06/2022 10:41

‘Blutë’ e Londrës tash e sa ditë shihen si destinacioni më i mundshëm për anëtarin e Man City, Raheem Sterling.

Ata pritet të bëjnë një ofertë zyrtare në orët e ardhshme, për të formalizuar gjithçka, pasi marrëveshja me lojtarin ekziston.

Megjithatë, sipas raportimeve nga ‘Telegraph’ edhe Nathan Ake është në radarin e londinezëve.

Mbrojtësi holandez nuk ka gjetur dot hapësirat e mjaftueshme në formacionin e ‘Citizens’ dhe shihet si mundësi më e lehtë për Chelsea.

Ai ka qenë edhe më parë pjesë e Chelsea dhe mund të jetë i hapur për një aventurë të dytë në ‘Stamford Bridge’. /Lajmi.net/