Ortega përshëndetet me tifozët e Arminia, zyrtarizimi te City çështje orësh
Stefan Ortega ka arritur marrëveshje të plotë me Man City.
Sport
Ortega do të jetë portieri i ri i dytë te Manchester City, pas një sezoni brilant me skuadrën e Arminia Bielefeld.
Kontrata dhe kushtet personale tashmë janë finalizuar, transmeton lajmi.net.
Portieri ka shkruar një mesazh lamtumirës për tifozët e Arminia, ku mes tjerash falënderoi edhe stafin e klubit gjerman.
Gjithçka është dakorduar mes palëve. Tani, Man City duhet të gjejë një opsion për Zack Steffen. /Lajmi.net/