City refuzon ofertën e Chelsea për Sterling, negociatat do të vazhdojnë
Chelsea ka dështuar në tentimin e parë për transferimin e Raheem Sterling.
Sport
‘Blutë’ e Londrës kishin nisur një ofertë drejt zyrave të Man City, për kartonin e Raheem Sterling, përcjell lajmi.net.
Sipas raportimeve të fundit nga Romano, oferta e parë e Chelsea është refuzuar.
Gjithsesi, kjo nuk nënkupton se palët do të ndërpresin negociatat. Përkundrazi, ato do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme.
Thomas Tuchel është ai që po shtynë më shumë për të arritur një marrëveshje që i sjell Sterling në ‘Stamford Bridge’.
Kushtet personale për marrëveshjen me lojtarin thuhet se nuk janë problem. Mbetet vetëm që Chelsea ta bind Cityn me ofertën e duhur. /Lajmi.net/