Pedri: Disa skuadra kënaqen vetëm me fitore, ne duam edhe të luajmë bukur

Pedri ka dhënë disa përgjigje për prestigjiozen britanike, ‘Guardian’.

Sport

19/06/2022 22:22

Mesfushori spanjoll i Barcelonës, Pedri Gonzalez ka folur së fundmi për mentalitetin që mbizotëron te skuadra e Barcelonës.

Ai ka thënë se Barca, për dallim prej skuadrave të tjera, nuk kënaqet vetëm me fitore, por synon edhe lojën e bukur.

“Disa klube janë të kënaqura vetëm me fitore, çfarëdo mënyre qoftë ajo përmes së cilës vjen fitorja. Barcelona dëshiron të fitojë por duke luajtur me topin, duke krijuar shanse, me këtë ide”, ka thënë Pedri, transmeton lajmi.net.

“Edhe mua më pëlqen më shumë ky lloj futbolli”, shtoi lojtari.

Pedri është një nga lojtarët më premtues jo vetëm te Barcelona por edhe në Evropë.

Mesfushori është kthyer në pikë kyçe edhe te kombëtarja e Spanjës. /Lajmi.net/