Zbehen gjasat e Barcës për Kounde, Sevilla pranon vetëm para të gatshme

Sevilla po bën çmos për të marrë më të mirën e mundshme nga Jules Kounde.

Sport

19/06/2022 20:05

Kounde është në radarin e Barcelonës dhe një nga opsionet më të preferuara të Xavi Hernandez për mbrojtjen.

Edhe vet lojtari ka shprehur dëshirën për të kaluar te klubi katalan, por Sevilla është problemi.

Barcelona shpresonte në një marrëveshje ku do të përfshiheshin edhe lojtarë, por sipas ‘Mundo Deportivo’, Sevilla nuk dëgjon këtë lloj oferte, përcjell lajmi.net.

Skuadra andaluziane kërkon vetëm para të gatshme për të lëshuar kartonin e Kounde.

Barca synonte përfshirjen e lojtarëve si Clement Lenglet, Sergino Dest apo edhe Francisco Trincao.

Interesim për 23 vjeçarin vjen edhe nga skuadra e Chelsea. /Lajmi.net/