Vaqari: Ka mungesë të shërbimeve për fëmijët në gjendje rruge, buxheti i vogël – problemi kyç
Fëmijët në situatë rruge të cilët kërkojnë lëmoshë vazhdojnë te jenë sfidë për institucionet e Kosovës. Lajmi.net nëpërmjet episodit të radhës të dokumentarit “PASOJË” ka trajtuar këtë fenomen nga aspekte të ndryshme institucionale, sociale, të sigurisë e të trajtimit të këtij fenomeni.
Lajme
Klevis Vaqari, menaxhere e projekteve në KOMF, ishte pjesë e episodit të radhës të dokumentarit “PASOJË” ku është trajtuar problemi i fëmijëve në gjendje rruge. Ajo është shprehur se për gjendjen e fëmijëve në rrugë përgjegjësia është zinxhirore, por shprehet se implementimi I legjislacionit dhe investimi financiar që do të mundësonte implementimin efikas të ligjit.
“Tani përgjegjës nuk mund të vëmë ndoshta gishtin është një zinxhir nëse hallkat e të cilit nuk funksionojnë atëherë dukuria përkeqësohet, diçka që nuk funksionon këtu diçka nuk funksionon aty dhe e shohim pas një kohe që me të vërtetë dhe e shohim pas një kohe që me të vërtetë është rritur si fenomen dhe ka nevojë për ndërhyrje. Unë edhe një herë do t’i përmendë është implementimi i legjislacionit, është investimi financiar mënyrë absolute sepse është vetëm ai që mbështet implementimin e qëndrueshëm dhe efikas të një ligji të një politike të një strategjie çfarëdo çoftë, për shembull çoftë edhe qendra ditore në rast se ndërtohet qendra e ka një kosto e ka një ekip që do të punojë më thënë ka një shpenzim patjetër por institucionet duhet të kenë vëmendje të tregojnë vëmendje ndaj kategorive apo grupeve më të cenuara të fëmijëve dhe sot aktualisht jemi përballë këtij fakti që është shumë kokëfortë sepse ne çdo ditë po ballafaqohemi me të që ky grup është një ndër grupet që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe në këtë kuptim çoftë zbatimi i legjislacionit çoftë aspekti financiar ndoshta kisha thënë edhe llogaridhënia pak më shumë monitorime pak më shumë vëzhgime, institucionet të funksionojnë më mirë në koordinim mes njëri tjetrit nga qendra për punë sociale dhe institucionet e tjera deri në nivel qendror të shkëmbejnë të dhëna të merren statistikat e sakta domethënë të jenë të gjithë fëmijët të përfshirë ata, fëmijët e përfshirë në rrugë të jenë të përfshirë në listat që posedojnë nga qendrat për punë sociale sepse vetëm nëpërmjet atyre listave ne mund të kalojmë tek ofrimi i shërbimit”, thotë ajo.
Vaqari më tutje pohon se në bazë të hulumtimeve që kanë kryer kanë gjetur se ka mungesë të shërbimeve për këta fëmijë.
Ne si konkluzion në bazë të hulumtimeve të raporteve që kemi bërë si koalicion kemi konkluduar se ka mungesë të shërbimeve për këta fëmijë, faktikisht jemi dëshmitarë edhe në baza ditore të numrit të madh të fëmijëve që qëndrojnë minimalisht në sheshin e Prishtinës që kërkojnë lëmoshë apo shesin gjësende të ndryshme pra që janë dhe punojnë në situatë rruge. Shërbime të tilla janë shumë të nevojshme kuptohet që këto shërbime kanë nevojë për alokim financiar pa dyshim sepse pa pasur një investim financiar dhe shërbimi është i pamundur të ofrohet siç duhet. Duhet të fillojë prej identifikimit domethënë të identifikohen fëmijët të rinj që janë që dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë apo çoftë edhe për të punuar duhet të bëhen analiza për nevojat të atij fëmijës sepse rasti prej rasti dallon, nevojat që fëmijët i kanë dhe ofrimi i shërbimeve të nevojshme për rastin rehabilitues e më pas ri integruese”, tregon ajo.
Vaqari identifikon tri probleme kryesore që po pamundësojnë suksesin në trajtimin e fëmijëve në gjendje rruge.
“E përmenda, edhe një herë dua ta prek faktin që janë tre grupe që kanë nevojë për ndërhyrje sigurisht është shteti i pari që duhet të fillojë përpjekjet përmes zbatimit të legjislacionit fokusin do ta vë edhe një herë tek ligji për mbrojtje të fëmijës i cili ka hyrë në fuqi prej diku dy vitesh dhe vazhdon të mbetet i pazbatuar, fokusin do ta vë tek buxheti i vogël që ndahet çoftë nga niveli qëndrorë ndahet vetëm 1 për qind e buxhetit për këto çështje për shërbime sociale domethënë 99 për qind shkon në fusha të tjera është prej këtu tregohet pak si të thuash vetë vullneti institucional për të trajtuar këtë çështje po ashtu dua të theksoj dhe një rekomandim që e kemi dhënë ne si koalicion që është themelimi i grantit specifik për shërbime sociale është një grant i veçantë që duhet të ndahet nga buxheti i përgjithshëm nga shteti tek komunat dhe ky do të ishte i dedikuar vetëm për shërbime sociale dhe në momentin që komuna e ka një buxhet një shumë vetëm për shërbime sociale në varësi të prioritete të nevojave që ekziston brenda territorit të x komune bën atë bartje të buxhetit dhe e dedikon në ato fusha ku ka vërtetë rëndësi për shembull komuna një vit mund t’i japi prioritet fëmijëve në situatë rruge të ndërtoj një qendër ditore dhe fëmijët menjëherë të fillojnë të marrin shërbime. Kështu që theksi si do që të jetë mbetet në pak a shumë në aspektin financiar por sigurisht edhe tek përgjegjësitë e vetë institucioneve tek identifikimi i rasteve që janë në teren edhe referimi koordinimi në mënyrë që sa më pak fëmijë të tillë të jenë jashtë sistemit të mbrojtjes dhe sa më shumë t’i nënshtrohen shërbimeve të reja se shërbime nuk ka por ne kemi bërë thirrje që duhet të themelohen thirrje sepse akutalisht nuk ka dhe të marrim të fillojnë këta fëmijë të marrin shërbime të rehabilitimit dhe ri integrimit e të tjera me radhë”, thotë ajo.