Mujku: Lypësit në Kosovë janë edhe përdorues të drogave
Fëmijët në situatë rruge të cilët kërkojnë lëmoshë vazhdojnë te jenë sfidë për institucionet e Kosovës. Lajmi.net nëpërmjet episodit të radhës të dokumentarit “PASOJË” ka trajtuar këtë fenomen nga aspekte të ndryshme institucionale, sociale, të sigurisë e të trajtimit të këtij fenomeni.
Lajme
Vehbi Mujku, nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë ishte pjesë e episodit të radhës të dokumentarit “PASOJË” ku është trajtuar problemi i fëmijëve në gjendje rruge. Ai është shprehur se sipas të dhënave që posedojnë numri i fëmijëve në situatë rruge shkon prej 40 deri ne 60, ndërsa në raste të veçanta numri shkon edhe deri në 100.
Mujku shprehet se shumica e fëmijëve në Prishtinë janë nga komuna të tjera, por edhe nga Shqipëria.
“Bazuar në të dhënat në të cilat ne mbledhim kohe pas kohe sepse numri është çdo herë në lëvizje. Numri i personave që gjendet në situate rruge gravitojnë prej 40 deri 60, duke mos marr për bazë edhe pikun ku në situata të ndryshme ky numër shkon edhe deri në 100. Sidomos numri më i madh i personave që janë në situate për kërkim lëmosh rritet gjatë sezones së festave të ndryshme me theks të veçantë gjatë festës së bajramit të madh apo bajramit të vogël, apo të ndonjë manifestimi i cili realizohet në qytet. Mirëpo në gjitha këto situata ne jemi vigjilent bashkë me partneret tanë përveç punëtorët social të qendrës për punë sociale bashkë me policinë e Kosovës ne kemi plan të veprimit të përhershëm që reagojmë. Ne reagojmë në të gjitha këto situata që të merremi më këta fëmijë. Fillimisht duke larguar nga rreziku prej situatës së rrugës më pas edhe duke i trajtuar ata përmes formave të ndryshme. Ne si institucion e kemi mandat që të caktojmë një menaxher të rastit i cili merret me ofrim të shërbimeve, të këshillave në qofte së familja është në gjendje të nevojës së rendë ekonomike ta vendosim në skemën e ndihmës sociale si dhe të strehimit. Mirëpo ajo që vlen të ceket për komunën e Prishtinës është se shumica e këtyre rasteve nuk i takojnë komunës së Prishtinës pra kompetencës territoriale të Prishtinës, por shumica gravitojnë nga qytetet tjera dhe vendet tjera si Shqipëria. Ne për këto raste intervenojmë fillimisht dhe më pas i referojmë të gjitha këto raste në komunat përkatëse në qendrat për punë sociale, por njëkohësisht edhe në shtetin e Shqipërisë merret një vendim prej prokurorit dhe pastaj organizohet transporti prej policisë bashkërisht deri në pikën kufitare ku ata edhe duhet të akomodohen dhe për trajtim të mëtutjeshëm”, shprehet ai.
Më tutje, Mujku shprehet se numri i fëmijëve nga Prishtina në gjendje rruge është shumë i vogël, por fëmijë nga komuna të ndryshme zhvendosen përkohësisht në vendbanime të braktisura në Prishtinë dhe deklarojnë se janë të Prishtinës.
“Mund të themi që nga Prishtina konkretisht nga qyteti i Prishtinës numri i tyre ka qenë maksimum dy ose tre persona në situata të ndryshme, mirëpo asnjëri nga ata nuk gjendet. Kemi persona të cilët janë duke banuar në Prishtinë për momentin kanë marr ndonjë hapësire e cila ka qenë e pa shfrytëzuar ndonjë banim i pa shfrytëzuar janë vendosur për një periudhe të caktuar dhe mund ta quajnë veten që janë nga Prishtina. Mirëpo fëmijët të cilët i takojnë familjeve nga Prishtina ka shumë pak sepse ne punojmë me familjet drejtpërdrejtë dhe kemi ndikuar që asnjë herë të mos dalin edhe në rastet kur kemi has këta fëmijë ata kanë qenë pa dijeninë e prindërve dhe ne kur kemi biseduar me familjen, rrethin dhe shkollën atëherë ata e kanë kuptuar dhe na raportojnë në vazhdimësi se a gjendet fëmija në shkollë, në familje dhe bëhet një përcjellje e këtyre rasteve. Me të Prishtinës nuk kemi problem sepse këta e kemi shumë me lehte t’i menaxhojmë këto raste të cilat janë të Prishtinës, mirëpo problemin më të madh e kemi me personat që janë jashtë Prishtinës dhe të cilët nuk posedojnë dokumente identifikimi. Është shumë problem t’i identifikojmë këto raste se shumë herë mund të na gënjejnë, thonë janë nga Ferizaj, Obiliqi, Fushë Kosova kurse nga theksi e vërejmë që nuk janë të Kosovës dhe këto janë problemet më të mëdha më të cilat ne përballemi”, shprehet ai.
Mujku thotë se këtyre fëmijëve nuk duhet t’i jepet lëmoshë sepse në këtë mënyrë ata mbrohen edhe më shumë dhe numri i tyre nuk rritet.
Ai gjithashtu shprehet se të gjithë këta fëmijë janë të ekspozuar në masë të madhe edhe ndaj trafikimit.
“Prishtina si kryeqytet administrata është e vendosur këtu , aktori ndërkombëtar këtu dhe lëvizja frekuenca më e madhe është këtu , numri i madh i semaforëve dhe i kryqeve dhe numri i madh i kafeneve e bënë që çdo kohë ata të kenë përfitime. Ne shohim që në secilin semaforë shumë qytetarë shumë here krijojnë edhe një lloje forme të besëtytnie sepse thonë në qoftë se nuk i jap lëmoshë këtyre fëmijëve do të me gjejë diçka. Në qoftë se ti jep një cent një ditë, dhjetë cent një ditë, një euro një ditë atëherë numri i tyre vetëm sa shtohet, prandaj ne kemi pas edhe një kampanjë diku dy javë me herët. Ku kemi kampanja e ka pas emrin “Unë s’jap lëmosh, as ti” dhe bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situate rruge ku kemi shpërndarë edhe fletushka informuese, kemi takuar qytetarë jemi munduar që ta bëjmë përmes mjeteve të informimit një sensibilizim të qytetarëve që lëmosha vetëm sa e rrit numrin e këtyre fëmijëve…Të gjithë këta fëmije kanë të drejtat e tyre që të jene në shkollë. Shumica prej tyre për pasojë nuk gjenden në shkollë, momentin që ata gjenden në komunikacion ata e rrezikojnë fillimisht jetën e tyre, rrezikojnë edhe vozitësit e tjerë. Njëkohësisht ata mund të jenë edhe viktimat potenciale të trafikimit qoftë për substanca narkotike, qoftë për prostitucion pastaj qoftë edhe me shtatzëni të padëshiruar që i bie që ardhmëria e tyre humb pikërisht në trafik. Prandaj ne jemi të interesuar që ta mbrojmë interesin më të mirë të tyre dhe ata të vendosin në familjet e tyre prej nga vijnë. Në qoftë se nuk kanë fare strehim që e pamundur ti kemi ata persona atëherë ne do të sigurohemi që të vendosim një strehim për ta dhe t’i krijojmë një akomodim me afat gjatë. Janë format të cilat ne i përdorim forma e kujdestarisë, strehimit familjar mirëpo deri më tani nuk ka pas nevojë që ta ushtrojmë asnjërën prej këtyre formave për këtë kategori të fëmijëve”, tha ai.
Mujku thotë se ka raste kur fëmijët merren nga Shqipëria, shfrytëzohen për kërkim të lëmoshës në Kosovë dhe përsëri kthehen në Shqipëri, çka ai e cilëson si një lloj të trafikimit.
“Ka raste nuk janë shumë, por është një përqindje e theksuar të cilat janë të vetëm. Ka raste kur fëmijët merren edhe nga Shqipëria, merret një fëmije prej dikujt atje në Shqipëri e merr sa për ta shfrytëzuar thjeshtë është një lloj trafikimi e shfrytëzon këtu dhe pastaj e kthen atje. Kjo ndodh zakonisht të komunitetet ku merren këta fëmijë edhe në situata ne jemi shumë të shqetësuar sepse ndoshta si t’i kanoset pak gjendja kur e sheh familja që është në rrezik do të ik dhe do ta braktis atë fëmijë në rrugë. Atëherë neve na vështirëson shumë sepse kemi pa disa persona të rritur të cilët mbajnë foshnja 10 muajsh, një vjet e gjysme në krah gjatë kohës kur është temperatura 40 grade ose kur është edhe minus 20 dhe aty rrezikohet drejtpërdrejtë shëndeti i fëmijës. Pa marr parasysh kujt i takon ajo është një vepër penale e cila duhet të sanksionohet. Prandaj ne 24 orë jemi të gatshëm të intervenojmë në secilin rast bashkë me policinë në asnjë rast nuk veprojmë pa policinë por policia në secilin veprim të tyre na njofton neve dhe ne jemi së bashku”, tha ai.
Gjithashtu ai thotë se fëmijët lëmoshë-kërkues lëvizin nëpër vende të ndryshme sepse duan t’i ikin syve të policisë dhe të punëtorëve socialë.
“Po është e vërtetë që ata refuzojnë se mjetet që ata fitojnë shumë më te mëdha sesa ndihma të cilën ne e ofrojmë. Shuma e ndihmës sociale është shumë me e vogël krahasim me shumën të cilën ata e përfitojnë, prandaj shumë herë e krijojnë ndonjë tallje me punëtorët tanë të cilët dalin edhe thonë në qoftë se ti ma jep një ndihmë sociale 120 euro për krejt familjen unë 50–60 euro i realizojë brenda ditës, pra nuk kam nevojë me prit gjithë atë ndihmë. Pa marr parasysh ne duhet të intervenojmë dhe t’i largojmë sepse më me rëndësi është interesi i tyre, shëndeti i tyre edhe largimi nga qëndrimi në trafik ku përballen me gazra me rreziqe të ndryshme sesa përfitimi të cilin ata e bëjnë. Sidomos është situata me e renduar kur kemi të bëjmë me fëmijët të cilët janë të vetëm kanë ardhur nga shtetet tjera vijnë këtu në Prishtinë apo komunat tjera dhe nuk kanë asnjë familjar të rritur pranë tyre që do të përkujdeset. Ajo e rrit edhe më shumë pjesën e angazhimit tonë se ata fëmijë potencialisht mund të përfundojnë edhe në situata ku nuk e dinë kerkush kush është ai fëmijë. Ndërsa rastet kur janë me familje jo që i përkrahim mirëpo këto raste është pak më lehte me i menaxhu sepse ne intervenojmë të fëmija menjëherë vjen prindi reagon largohet për një periudhe, mirëpo prapë ata kthehen sërish sepse shumica e rasteve janë edhe rezidiviste por edhe raste në lëvizje. Ndoshta dy ditë punon në Prishtinë, tri ditë në Mitrovice, dy në aeroport pastaj në Gjilan pra vazhdimisht janë në lëvizje sepse duan që të largohen prej policisë, prej syve të punëtorëve social”, tha ai. /Lajmi.net/