Vidal pranë transferimit te Boca Juniors

Arturo Vidal është shumë pranë të kalojë në Argjentinë, te Boca Juniors.

Sport

18/06/2022 17:52

Vidal ka kontratë me Interi deri në vitin 2023, por rinovimi nuk pritet të ndodhë.

Kiliani do të largohet këtë verë nga ‘Nerrazzurët’.

Për të kanë shfaqur interesim disa klube jashtë Evropës si në vendlindje, Katar te Al Rayyan, apo edhe në Argjentinë te Boca Juniors.

Sipas të përditshmes argjentinase ‘Ole’, Boca Juniors janë të bindur që Vidal do të jetë lojtari i tyre, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një transferim i 35 vjeçarit në Argjentinë./Lajmi.net/