Zyrtare: Ardit Nika vazhdon me Prishtinën

Portieri i ekipit kryeqytetas do të vazhdojë edhe më tej me ekipin e tij.

Sport

17/06/2022 22:24

Ardit Nika do të vazhdojë të jetë lojtar i Prishtinës edhe për dy vite të ardhshme.

Lajmin për vazhdimin e Nikës e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi.

Nika pas vazhdimit me ekipi kryeqytetas tha se kjo është zgjedhja e tij më e mirë.

“Vendosa që të vazhdoj me Prishtinën për arsye se Prishtina është klubi më i madh në shqiptari. Kjo është zgjedhje shumë e mirë për mua, për të ardhmen pasi që dihet se Prishtina është klub me traditë dhe më i trofeshmi në Kosovë”, tha ai, përcjell lajmi.net.

Tutje, portieri foli edhe për trajnerin e ri të Prishtinës, Ismet Munishin, duke thënë se ai i jep vullnet lojtarëve.

“Trajneri Ismet Munishi është trajner, i cili të jep vullnet, moral dhe është i dëshmuar në futbollin e Kosovës edhe si lojtar edhe si trajner dhe shpresoj që së bashku t’i arrijmë objektivat e ekipit”, përfundoi ai./Lajmi.net/