Vushtrria zyrtarizon Alban Dragushën si trajner të ri
Vushtrria e ka zyrtarizuar në postin e trajnerit Alban Dragushën.

Sport
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Dragusha do ta ushtrojë këtë post për herë të parë në karrierën e tij, pasi nuk i ka ndodhur që ta drejtojë ndonjë skuadër si trajner i parë.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të FC Vushtrrisë:
Alban Dragusha, do të jetë kryetrajner i klubit tonë!
Pas një karriere të bujshme si futbollist duke luajtur për skuadra vendore dhe ndërkombëtare, ndër to edhe kampion me klubin tonë në vitin 2014, tani Albani rikthehet në Vushtrri, por kësaj radhe si kryetrajner.
I dëshirojmë mirë se ardhje dhe i urojmë shumë suksese Gladiatorit tonë!
NA PRIFTË E MBARA!. /Lajmi.net/